Vodhi 12 milionë lekë në një banesë të Tiranës, arrestohet ‘skifteri’ 37-vjeçar (Emri)

Vodhi 12 milionë lekë në një banesë të Tiranës, arrestohet ‘skifteri’ 37-vjeçar (Emri)

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 37-vjeçar të dyshuar për disa raste vjedhjesh me thyerje në kryeqytet. Sipas njoftimit zyrtar, është arrestuar Ndriçim Koka, 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili rezulton i dënuar më parë në Greqi për vjedhje. Hetimet treguan se ky shtetas, më 8 nëntor 2025, ka vjedhur 12 milionë lekë në një banesë në rrugën “Artan Lenja”. Po ashtu, më 19 tetor 2025, ai kishte kryer një tjetër vjedhje me thyerje në një kioskë në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku kishte marrë produkte me vlerë rreth 50 mijë lekë. “Si rezultat i hetimeve intensive të kryera me qëllim zbardhjen e vjedhjeve dhe identifikimin dhe nxjerrjen e autorëve të tyre, përpara përgjegjësisë penale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan...