Mashtronte qytetarët duke iu marrë para, arrestohet 48-vjeçari në Korçë

Mashtronte qytetarët duke iu marrë para, arrestohet 48-vjeçari në Korçë

Në bazë të kallëzimeve të bëra, komisariati i policisë Korçë në bashkëpunim me prokurorinë Korçë kanë ekzekutuar urdhërin e ndalimit për një 48 vjeçar të dyshuar për “mashtrim”. Njoftimi i policisë: Mashtroi 6 shtetas, duke u marrë shuma lekësh dhe vodhi një shumë lekësh në një restorant, kapet në një banesë të braktisur në lagjen nr. 4, Korçë, dhe vihet në pranga 48-vjeçari, i cili ishte i shpallur në kërkim. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, në lagjen nr. 4, Korçë, organizuan punën për kapjen e tij. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Mashtrimi”, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i...