Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë

Showbiz E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 19:19 Dua Lipa, Taylor Swift dhe Charli XCX ndihmuan në rritjen e ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar me një shifër të jashtëzakonshme prej rreth 9.04 miliardë euro në vitin 2024. Artistja nga Kosova, udhëhoqi këtë rritje me albumin e saj të suksesshëm Radical Optimism, i cili qëndroi në krye të listave të albumeve, ndërsa turneu i saj botëror rriti ndjeshëm të ardhurat nga eksporti. Turneu Eras i Taylor Swift ishte një tjetër ngjarje e madhe financiare, pasi 1.2 milion fansa morën pjesë në 15 koncerte të saj në Edinburg, Liverpool, Cardiff dhe Londër. Si rezultat, u krijuan 4,000 vende të reja pune, duke e çuar në 220,000 numrin e muzikantëve, kompozitorëve, tekst-shkruesve, producentëve dhe inxhinierëve që punojnë me kohë...