Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
EMRAT/ Ndihmuan Shalianjin të bëhej pjesë e AMP, ndalohen dy punonjës policie, zbulohet si u falsifikuan dokumentet
muçi shaljani-amp TIRANË- Agjensia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ndaluar dy punonjës policie me detyrë pranë komisariatit nr.3 në Tiranë. Bëhet fjalë për dy punonjës, njëri Nënkomisar Bruno Cara me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve dhe Inspektor Ashim Zajmi, me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunite. Këta të fundit, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë përpiluar Vërtetimin e Besueshmërisë për Muçi Shaljanin, duke e ndihmuar që të bëhjet pjesë e AMP. Shaljani, i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin që i mori jetën Gilmando Danit shumë afër aeroportit të Rinasit, ishte prej shtatorit punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Njoftimi: Në vijim të komunikimit në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimmin pranë aeroportit “Nënë Tereza”, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas...