FOTO/ Qitësi gjakftohtë qëll*n me breshëri Danin

FOTO/ Qitësi gjakftohtë qëll*n me breshëri Danin

Kronikë E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 14:46 Fotoja e mëposhtme është fiksuar nga pamjet e ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme në aeroportin e Rinasit, ku u ekzekutua Gilmando Dani, dhe mbeti i plagosur agjenti i Mbikëqyrjes Policore Muçi Shaljani. Në pamjet që ka publikuar “Shteg”, dallohet vetëm një pjesë nga atentati mafioz. Benzi luksoz merr rrethin e Rinasit më pas ndalon. Ngjarja ka ndodhur në më pak se një minutë. Policia e Tiranës njoftoi se atentati ka ndodhur rreth orës 14:20, kur persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr me breshëri kallashnikovi në drejtim të shënjestrës së tyre, të sapoardhur nga Spanja.