Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Gjykata Kushtetuese rrëzon Naureda Llagamin, Asim Vokshi konfirmohet anëtar i GJK
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Naureda Llagamit për anulimin e procedurës së votimit në mbledhjen e Gjykatës së Lartë më 30 shtator, ku Asim Vokshi u emërua anëtar i po kësaj Gjykate. Me rrëzimin e kërkesës së Llagamit, Asim Vokshi konfirmohet anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Naureda Llagami mori 9 vota, pra 3/5 e numrit që i duhej për tu shpallur fituese, por 1 u cilësua si e pavlefshme pasi kishte dy shenja. Sipas Llagamit, kjo u konsiderua si tentativë për të ndikuar në rezultat. Si rrjedhojë fitues u shpall Asim Vokshi i dyti në radhë. Asim Vokshi pritet të bëjë betimin para Presidentit Begaj.