Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Kërkoi mandatin në Kushtetuese, gjykata rrëzon kërkesën e Naureda Llagamit
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Naureda Llagamit, duke çuar Asim Vokshin drejt konfirmimit si anëtar i GJK. Llagami ishte një nga tre kandidatët që garonin për postin vakant në Gjykatën Kushtetuese, për të pasuar Holta Zaçajn. Për të fituar garën, një kandidat duhet të sigurojë të paktën 3/5 e votave të anëtarëve të Gjykatës së Lartë, por asnjëri prej kandidatëve nuk arriti këtë kuorum. Si rrjedhojë, sipas rregullores, u emërua kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), pra Asim Vokshi, me 89.5 pikë. Llagami depozitoi një kërkesë pranë Kushtetueses, ku shprehu dyshime mbi vlefshmërinë e procesit, duke pretenduar se vota e 9-të u shpall e pavlefshme qëllimisht, çka e privoi nga mundësia për të fituar postin me shumicë të...