Edi Rama emëron Xhemal Qefalinë zv.ministër të Brendshëm

Edi Rama emëron Xhemal Qefalinë zv.ministër të Brendshëm

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia është emëruar zv.ministër i Brendshëm, një ditë pas atentatit mafioz në Rinas. Qefalia nuk mundi të merrte mandatin e deputetit në zgjedhjet e 11 majit në Tiranë. Qefalia, ish-deputet i Partisë Socialiste, pritej të rikthehej në Kuvend për të zëvendësuar Ogerta Manastirliun, në rast se kjo e fundit do të kandidonte për kryetare të Bashkisë së Tiranës. Megjithatë, sot ai ka marrë një detyrë të rëndësishme ekzekutive, duke u bërë zëvendës i ministres Koçiu në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ky zhvillim vjen vetëm një ditë pas atentatit mafioz pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos efektivi i AMP-së, Muçi Shaljani, ngjarje që ka vënë në lëvizje strukturat e rendit dhe të hetimit....