Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
E rëndë/ Me fëmijë në krah, 25-vjeçari rrëzohet nga ballkoni, humb jetën i mituri
Një ngjarje e rëndë është regjistruar të martën pasdite në Greqi ku për pasojë ka humbur jetën një fëmijë 3-vjeçar. Mësohet se viktima ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i banesës së bashku me 25-vjeçarin që po e mbante në krahë. Sipas gjyshit të djalit, 25-vjeçari teksa mbante djalin në krahë goditi një cep të një ballkoni, u trullos dhe ra në boshllëk. “Fëmija ishte i shqetësuar dhe qante. 25-vjeçari e mori në krahë për ta çuar një shëtitje që ta qetësonte. E mori fëmijën në krahë dhe, ndërsa po ecte, goditi kokën në buzë të ballkonit, u trullos dhe ra me fëmijën në krahë nën gardh”, shpjegoi gjyshi i fëmijës. Fëmija ka rënë me kokë, duke rezultuar në lëndime të rënda në...