“Me ligjin që kaluat s’e di kujt gjinie i përket. Sheh me syze rozë”/ Vengu-Nokës: S’të kam shprehur dashuri! Demokrati: Ju njihni flamurin me 12 ngjyra

“Me ligjin që kaluat s’e di kujt gjinie i përket. Sheh me syze rozë”/ Vengu-Nokës: S’të kam shprehur dashuri! Demokrati: Ju njihni flamurin me 12 ngjyra

Debatet nuk munguan në komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku sërish protagonist u bë deputeti i PD-së, Flamur Noka. Demokrati u përplas ditën e sotme me Ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu gjatë raportimit në Komisionit Parlamentar për projektbuxhetin e vitit 2026. Noka ka akuzuar ministrin se po e sheh realitetin me syze rozë dhe se akuzat ndaj ish qeverisë së PD-së, ishin të pavend, pasi sipas tij, ishte ajo që  e anëtarësoi Shqipërinë në NATO. “P e sheh rtealitetin me syze rozë”, i tha Noka-Vengut. Por gjatë replikës, Pirro Vëngu, tha se nuk kishte syze rozë, por vetëm syze, ndërkohë që tha se nuk kishte shprehur “dashuri” për Nokën. “Nuk jam me syze rozë, por vetëm me syze”, u përgjigj ministri. Pas...