Debat te ‘Siguria’/ Noka hedh akuza për portin e Durrësit, Çuçi: Mos fol pa fakte, dil në konferencë dhe thuaj çfarë të duash

Debat te ‘Siguria’/ Noka hedh akuza për portin e Durrësit, Çuçi: Mos fol pa fakte, dil në konferencë dhe thuaj çfarë të duash

Deputeti i PD-së, Flamur Noka dhe ai i PS, Bledar Çuçi u përfshinë në një debat gjatë Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes. Shkak u bë deklarata e demokratit për portin e Durrësit dhe buxheti që ka Ministria e Mbrojtjes për emergjencat. “Porti i Durrësit, porti i narkosit”, tha Noka, ndërsa socialisti u përgjigj duke thënë “Mos fol pa fakte, dil në konferencë për shtyp dhe thuaj çfarë të duash, këtu jemi në komision”. Pjesë nga debati: Noka: Po flisni për një Shqipëri që futet në NATO, ndërkohë që zjarret fiken si në epokën e gurit me gjethe pemësh. NATO ka nevojë dhe të shkosh drejt saj me dinjitet do të thotë të mos mashtrosh, të mos i shkosh NATO-s me shifra ‘fake’...