Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Tragjedi ajrore/ Rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 ushtarë humbin jetën
Një aksident i rëndë ajror ka tronditur Turqinë, pasi një avion transportues ushtarak i tipit C-130 Hercules u rrëzua në lindje të Gjeorgjisë, duke marrë jetën e 20 ushtarëve turq që ndodheshin në bord. Lajmi u konfirmua nga Ministria Turke e Mbrojtjes, e cila publikoi emrat dhe fotografitë e viktimave, duke njoftuar se nuk ka të mbijetuar nga tragjedia. Sipas njoftimeve zyrtare, avioni ishte nisur nga Ganja, me destinacion Turqinë, por u rrëzua pak pasi kishte hyrë në hapësirën ajrore të Gjeorgjisë. Mbetjet e avionit janë gjetur disa kilometra larg kufirit me Azerbajxhanin, ndërsa pamjet amatore të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentet dramatike të përplasjes. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan e cilësoi këtë ngjarje si një humbje të madhe kombëtare, duke i quajtur viktimat “dëshmorë...