Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Samiti i parë ndërqeveritar Itali–Shqipëri mbahet nesër në Romë
Kronikë E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 10:22 Të enjten, më 13 nëntor 2025, në Villa Pamphili në Romë, Shqipëria dhe Italia do të zhvillojnë Samitin e parë ndërqeveritar, një moment historik në marrëdhëniet dypalëshe. Takimi do të drejtohet nga Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Kryeministri shqiptar Edi Rama, duke nisur në orën 11:30. Temat mbi te cilat do te diskutohet ne kete samit nderqeveritare jane rreth sistemit te mbrojtjes, prodhimeve industrial dhe Migracioni. Dhe jo vetem .Partneriteti politik synon te sjelle zhvillim strategjik ne vend. Ky samit synon të thellojë partneritetin strategjik mes dy vendeve, duke adresuar sektorë kyç si siguria, energjia, mbrojtja civile, shëndetësia, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe trajnimi profesional.