Ndërron jetë 52-vjeçari në Durrës, u dhunua nga një 18-vjeçar

Ndërron jetë 52-vjeçari në Durrës, u dhunua nga një 18-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar disa ditë më parë në Shkallnur të Durrësit, ku një 52-vjeçar ka ndërruar jetë pas një konflikti me një 18-vjeçar. Sipas burimeve nga Policia e Durrësit, konflikti ka nisur pasi 52-vjeçari kishte ofenduar me fjalë një fëmijë të mitur. Ky i fundit i ka treguar ngjarjen të vëllait, i cili më pas është përballur me 52-vjeçarin dhe e ka goditur disa herë me grushte. I plagosur rëndë, 52-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, ku pas disa ditësh ka ndërruar jetë. Policia e Durrësit ka arrestuar 18-vjeçarin, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 09.11.2025, në lidhje me procedimin penal të 18-vjeçarit,...