Plagosi me thikë 30-vjeçari, arrestohet pas dy ditësh autori në Vlorë

Plagosi me thikë 30-vjeçari, arrestohet pas dy ditësh autori në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar autorin e plagosjes me thikë të një 30-vjeçari, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në lagjen ’24 Maji’. Po ashtu është vënë në pranga dhe një person tjetër i përfshirë në konflikt, të cilit iu sekuestrua një mjet prerës, thikë. Nga veprimet hetimore rezultoi se më herët, këta dy shtetas kishin pasur një konflikt për motive të dobëta, të cilin nuk e kishin kallëzuar. Për shkak të përshkallëzimit të tij, mbrëmjen e datës 10.11.2025, shtetasi E. L. është konfliktuar fizikisht dhe me mjete prerëse me shtetasit A. L. dhe B. S., gjatë të cilit ka goditur me thikë, në pjesën e kraharorit dhe të qafës, shtetasin B. S., 30 vjeç. Ky shtetas ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin...