Paqja Fiskale rishkruhet, 5% tatim për bizneset që do rivlerësojnë deklarimet e 5 viteve

Paqja Fiskale rishkruhet, 5% tatim për bizneset që do rivlerësojnë deklarimet e 5 viteve

Ministria e Financave rishikon projektligjin “Për marrëveshjen e Paqes Fiskale”. Në draftin e rishikuar përveç parapagimit të tatimit kundrejt moskontrollit tatimor për 1 vit, bizneset e mëdha që do të lidhin marrëveshjen e Paqes Fiskale me administratën tatimore, gjithashtu do të mundësinë të rideklarojnë pasqyrat financiare të 5 viteve të fundit, kundrejt tatimit 5%. Pra bizneset me të ardhura bruto mbi 14 milionë lekë në vit që vullnetarisht do të hyjnë në marrëveshje me administratën tatimore për parapagimin e tatimfitimit, që do të llogaritet mbi një bazë të tatueshme të rritur (fitimi i deklaruar i vitit të mëparshëm plus 18% rritje),  mund të korrigjojnë vullnetarisht deklarimet e mëparshme duke paguar 5% tatim. Në projektligjin e rishikuar “Për marrëveshjen e Paqes Fiskale” ministria e Financave  përcakton...