Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Prapaskenat e rekrutimit të Muçi Shaljanit në AMP dhe detyra për drejtorin Merkaj!
Muçi Shaljani alias Sheqeri TIRANË- Muçi Shaljani alias Sheqeri, me detyrë agjent pranë Agjencisë së Mbiqkqyrjes Policore, institucion që ka detyrë të hetojë përfshirjen në krim apo korrupsion, mbeti i plagosur në atentatin mafioz që u shënua mesditën e së martës te rrethrrotullimi i Aeroportit të Rinasit. Ai ndodhej në shoqërinë e Gilmando Danit, një ish bos krimi, i besuar i Emiljano Shullazit, që mbeti viktimë në atentat. Ngjarja është një më të organizuarat të ndodhura vitet e fundit, jo vetëm për shkak të shënjestrës Gilmando Dani, por edhe të vendit ku u zgjodh të ekzekutohej; pak metra nga dera e Aeroportit të vetëm në vend. Shaljani e Dani kishin udhëtuar nga Tirana drejt Barcelonës dhe në kthim po ashtu ndodheshin në shoqërinë e njëri-tjetrit....