‘500 euro të të zhbllokoj makinën’/ Pezullohet shefi i trafiqeve në Elbasan, nis hetim administrativo-penal

‘500 euro të të zhbllokoj makinën’/ Pezullohet shefi i trafiqeve në Elbasan, nis hetim administrativo-penal

Policia e Elbasanit ka pezulluar nga detyra shefin e trafiqeve në Drejtorinë Vendore, pasi kërkoi 500 euro në këmbim të zhbllokimit të makinës. Në reagimin e saj zyrtar, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan bën me dije se është pezulluar menjëherë nga detyra punonjësi i Policisë, komisari, O. M., me detyrë shef i Seksionit të Trafiqeve në DVP Elbasan, deri në përfundim të hetimit administrativ e penal. Policia bën të ditur gjithashtu se lidhur me rastin e komisarit të trafiqeve, po bashkëpunohet me AMP, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit. Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan Në lidhje me rastin e transmetuar në emisionin investigativ “Stop”, që trajtonte një rast të dyshuar abuzimi me detyrën të...