Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Vrau shqiptaren Ilaria Sula, 23-vjeçari filipinas del nesër para gjykatës italiane
ilaria sula-mark samson ITALI- Vrasja e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, trondit Italinë dhe Shqipërinë, ndërsa pas më shumë se 7 muaj nga ngjarja makabre, autori i dshuar, Mark Antony Samson do të përballet për herë të parë me drejtësinë. 23-vjeçari filipinas, Mark Antony, pritet të dalë të mërkurën në gjyq, në Seksionin e Tretë të Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tribunalin e Romës. Prokuroria e akuzon Samsonin për vrasje me paramendim dhe fshehje të trupit, ndërsa rrethanat rënduese lidhen me marrëdhënien sentimentale që kishte me viktimën. Në proces do të shqyrtohet edhe kërkesa për përfshirjen e palëve civile. Përveç familjes së vajzës, e përfaqësuar nga avokati Giuseppe Sforza, pjesë e procesit kërkojnë të jenë edhe Universiteti “La Sapienza”, ku studionte Ilaria, si dhe disa organizata...