Atentati në Rinas, reagon PD: Koçiu mohoi atentatet mafioze, por shoferi i bandës ishte punonjës i saj

Atentati në Rinas, reagon PD: Koçiu mohoi atentatet mafioze, por shoferi i bandës ishte punonjës i saj

Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe një tjetër u plagos sot në mesditë në Rinas, pak metra larg aeroportit dhe komisariatit të policisë. Për këtë ngjarje ka reaguar dhe Partia Demokratike me anë të deputetit Klevis Balliu, i cili akuzon qeverinë dhe ministren e Brendshme, Albana Koçiu, se kjo ngjarje është provë e qartë e kolapsit të sistemit të sigurisë kombëtare dhe e dështimit të plotë të qeverisë për të garantuar rendin publik. DEKLARATA E DEPUTETIT TË PD, KLEVIS BALLIU Një atentat mafioz, me një të vrarë dhe një të plagosur, ka ndodhur sot në mesditë në Rinas, pak metra larg aeroportit dhe komisariatit të policisë, në një pikë nevralgjike që konsiderohet ndër më të sigurtat në...