Koçiu debat me PD për krimin/ Kritikat nga deputetët e opozitës për sigurinë në vend, përgjigjet ministrja e brendshme

Koçiu debat me PD për krimin/ Kritikat nga deputetët e opozitës për sigurinë në vend, përgjigjet ministrja e brendshme

Nëse  komisioni parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen do kishte vijuar edhe për dy orë të tjera, atëherë deputeti opozitës Klevis Balliu, këtyre ngjarjeve do ti shtonte edhe atë të ekzekutimit të një figure të njohur të botës së krimit në Tiranë siç ishte Gilmano Dani. Albana Koçiu ministre e punëve të brendshme u përball me shqetësimin e deputetëve të opozitës  në lidhje me sigurinë publike në vend por nuk u pajtua me këto pretendime.  Iu përgjigj me disa të dhëna. “95% zbulueshmëri për veprat penale, shtuar numri pasurive të konfiskuara, vetëm 29 vrasje me dashje 9 mujorin e parë 2024, nga 412 një vit më parë”, tha Koçiu. Ish ministri demokrat i punëve të brendshme deputeti Flamur Noka, komentoi situatën e rendit me...