Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Muzeu kombëtar i Sirisë bie pre e hajdutëve, vidhen statuja të epokës romake
Hajdutët hynë me forcë në muzeun kombëtar të Sirisë dhe vodhën disa statuja të lashta, që datojnë që nga epoka romake, thanë zyrtarët të martën. Muzeu Kombëtar i Damaskut u mbyll për një kohë të shkurtër, pasi grabitja u zbulua të hënën në mëngjes. Muzeu ishte rihapur në janar, ndërsa vendi po rimëkëmbej nga një luftë civile 14-vjeçare dhe rënia e sundimit 54-vjeçar të familjes Assad, vitin e kaluar. Muzeu më i madh i vendit përmban antikitete të paçmuara. Pas fillimit të luftës civile në mars të vitit 2011, siguria u përmirësua me porta metalike dhe kamera mbikëqyrjeje, dhe autoritetet zhvendosën qindra objekte nga i gjithë vendi në Damask. Një zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme për Antikitete dhe Muze të Sirisë i tha Associated Press, se gjashtë statuja mermeri...