Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Makina e djegur në fshatin Halil, autorët kaluan të pashqetësuar pranë Komisariatit të Krujës
Automjeti i autorëve të atentatit në Rinas, automjet tip Toyota me targa greke, është gjetur i djegur në një përrua pranë aksit Fushë Krujë mes fshatrave Halil dhe Zallë. Vendi ku është gjetur automjeti i djegur nuk ka rrugë, por kalohet vetëm me këmbë pasi është shteg vetëm për këmbësorë dhe bagëti. Është po i njëjti vend që përdorën autorët për të qëlluar në drejtim të hotelit të pronësi të Edmond Vogës disa kohë më parë. Sakaq, Fushë Kruja është blinduar nga forca të shumta policie, ndërsa e paqartë është fakti sesi autorët kanë arritur të pashqëtësuar të vijnë nga Rinasi drejt Fushë Krujës dhe të kalojnë pranë Komisariatit të Krujës, që ndodhet në afërsi të vendit ku u gjet automjeti i djegur.