‘Autorët e atentatit të Rinasit, profesionistë’, Klodiana Lala: Kryen vrasjen pranë zonës VIP, nën mbikqyrje policore

‘Autorët e atentatit të Rinasit, profesionistë’, Klodiana Lala: Kryen vrasjen pranë zonës VIP, nën mbikqyrje policore

Gazetarja Klodiana Lala i ka quajtur autorët e atentatit të ndodhur në Rinas, si profesionistë dhe të mirë organizuar. Ajo u shpreh se atentati ndodhi vetëm 50 metra larg komisariatit, si dhe shumë pranë zonës VIP një zonë shumë e sigurt. “Autorët jo amatorë. Kryen një krim në një zonë shumë të populluar ku postblloku i policisë duhet të jetë pikërisht aty, sepse është edhe zona vip, ku hyjnë personat e njohur dhe politikanët dhe konsiderohet si zonë shumë e mbrojtur.Ajo që është më tronditës e është se pasi u krye krimi ka pasur tentativë për t’u dhënë ndihmë personave në automjet, por të shohësh polici e godet me këmbë xhamin e makinës, çka tregon si është shkretuar policia. Kërkohet një levë të hapet xhami...