Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Detaje të reja nga ekzekutimi në Rinas / Pas breshërisë, një nga autorët del nga makina dhe qëllon sërish mbi Danin dhe Shaljanin
Janë zbuluar detaje të reja nga atentati i ndodhur ditën e sotme në rrethrrotullimin e Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos miku i tij Muçi Shaljani. Gazetari i “Vizion Plus”, Esido Barkaj, ka mësuar se makina me të cilën lëviznin autorët e ka pritur sapo ka dalë nga aeroporti dhe kanë lëvizur paralelisht me mjetin në të cilin ndodheshin Dani dhe Shaljani.Lexo edhe : Sapo janë afruar në rrethrrotullimin e Rinasit, autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku, duke lënë të vdekur Danin dhe të plagosur rëndë Shaljanin. Pas breshërisë, mjeti “Benz” ku ndodheshin Dani dhe Shaljani ecën edhe disa metra dhe ndalon, ndërkohë një nga autorët me kapele dhe i maskuar zbret nga mjeti tjetër, afrohet dhe qëllon disa herë me...