Ekzekutimi i Danit! Policia e Lezhës në makinën e djegur gjen tre kall*shnikovë dhe një pis*oletë

Ekzekutimi i Danit! Policia e Lezhës në makinën e djegur gjen tre kall*shnikovë dhe një pis*oletë

Kronikë E Martë, 11 Nëntor 2025 17:06 Atentati ndaj Gilmando Danit ka vënë në lëvizje edhe Policinë e Lezhës. Strukturat e rendit në këtë qark kanë ngritur pika kontrolli në disa akse kryesore rrugore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të mundshëm. Po verifikohet çdo automjet i dyshimtë që qarkullon në zonë, ndërsa janë përfshirë edhe shërbime të forcave operacionale. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, në fshatin Halil, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Toyota”, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas. Në automjet janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje, 3 prej tyre kallashnikov dhe një pistoletë. Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore.