Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Atentati mafioz ku i vra Gilmando Dani, i plagosuri dyshohet agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
Një atentat me pasojë një të vrarë dhe një të plagosur ndodhi pasditen e së martës pranë rrethrrotullimit të Rinasit. Viktimë e atentatit mbeti shtetasi Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Ndërkohë, i plagosur rëndë ka mbetur një shtetas tjetër që udhëtonte me Danin, i identifikuar si Muçi Shaljani (Sheqeri). Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ka dyshime që personi i plagosur, i cili në momentin e atentat ka qenë në timonin e mjetit të blinduar me të cilin udhëtonte bashkë me viktimën, është një agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. 40-vjeçari mësohet se është qëlluar me plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje shumë të rëndë për jetën në spitalin e Traumës.