Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Atentat në Rinas, një i vrarë dhe një i plagosur rëndë
Të shtëna me armë zjarri raportohen pranë aeroportit të Rinasit. Dyshohet se ngjarja e ndodhur te rrethrrotullimi i Rinasit është një atentat kriminal. Nga ngjarja raportohet për një viktimë dhe një të plagosur rëndë. Mësohet se është qëlluar me breshëri plumbash drejt një automjeti. Viktimë dyshohet se ka mbetur Gilmando Dani. Autorët janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës. Policia e Shtetit ka rrethuar zonën, ndërsa në bashkëpunim me qytetarët që ndodheshin në vendin e ngjarjes, shihen teksa tentojnë të hapin dyert e makinës duke thyer xhamat për të nxjerrë trupin e viktimës. Mësohet se autorët qëlluan me breshëri plumbash një makinë të bardhë tip Mercedes Benz. Ndërkohë që dyshohet se vetë janë larguar me Toyota Yaris pas atentatit.