Njihuni me Zara Rahim! Nga praktikane e Obamës, tek ideatorja e fushatës fituese së Mamdanit në Nju Jork

Njihuni me Zara Rahim! Nga praktikane e Obamës, tek ideatorja e fushatës fituese së Mamdanit në Nju Jork

Zara Rahim SHBA- Zohran Mamdani u zgjodh kryetar bashkie i qytetit të New York-ut. 34-vjeçari, i cili e përshkruan veten si "makthi më i keq i Trump", fitoi 60.2 përqind të votave. Por kush fshihet pas fitores së tij? Pas fitores historike të 34-vjeçarit që do të betohet në janar si kryebashkiak qëndronte një mendje strategjike: Zara Rahim, eksperte komunikimi që prej më shumë se një dekade vepron në ndërthurjen mes politikës, kulturës dhe strategjisë digjitale. Rahim i kërkoi Mamdanit të “harronte Nju Jorkun e krijuar nga strategët politikë” dhe në vend të kësaj “të bënte një fushatë rreth Qytetit të Nju Jorkut aktual”. Kjo direktivë u bë themeli për një fitore bazë që mobilizoi më shumë se 90,000 vullnetarë dhe votues të angazhuar. Karriera 35-vjeçarja, me origjinë nga një...