Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Shkrumbohen nga flakët dy banesa në Shkodër, familjet në qiell të hapur
Një zjarr i madh ka shkatërruar dy banesa në lagjen Liria të qytetit të Shkodrës ditën e sotme. Flakët u përhapën me shpejtësi të madhe dhe të dyja banesat janë shkrumbuar totalisht duke lënë pas dëme të mëdha dhe dy familje në qiell të hapur. Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, teksa zjarrfikësit kanë mundur të venë flakët në kontroll pas disa orësh. Një prej pronarëve të banesave të djegura shprehet se dyshon që zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike. Ai shton se tashmë ka mbetur në mëshirë të fatit dhe për këtë arsye kërkon ndihmën e autoriteteve që me afrimin e ditëve të ftohta të dimrit ai dhe 6 fëmijët e tij mos qëndrojnë jashtë.