Bleu vota për Tom Doshin? Kryebashkiaku i Vaut të Dejës paraqitet në GJKKO për seancën

Bleu vota për Tom Doshin? Kryebashkiaku i Vaut të Dejës paraqitet në GJKKO për seancën

Kristjan Shkreli TIRANË-Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli është paraqitur sot në GJKKO për seancën e parë paraprake pasi SPAK kërkoi kalimin për gjykim të dosjes së tij. SPAK dërgoi për gjykim Kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës për veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje.  Sipas SPAK gjatë fushatës se 11 majit, Kristian Shkreli “u ka premtuar dhe ofruar të mira materiale zgjedhësve të fshatit Stajkë, në Bashkinë e Vaut të Dejës, në këmbim të votës për Partinë Socialdemokrate”, të Tom Doshit. Konkretisht Prokuroria njoftoi se Shkreli shfrytëzuar nevojat e banorëve të fshatit Stajkë për ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit të energjisë elektrike, investim i realizuar gjatë fushatës”. Vetë kryebashkiaku i ka mohuar akuzat duke deklaruar se nuk u ka premtuar banorëve se do u bëjë linjën elektrike. Ai...