Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kushtetuesja shqyrton sot padinë e Naureda Llagamit, humbi për 1 votë vendin si anëtare e re në këtë gjykatë
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e Naureda Llagamit për anulimin e procedurës së votimit në mbledhjen e Gjykatës së Lartë më 30 shtator për emërimin e Asim Vokshit si anëtar i Kushtetueses. Llagami mori 9 vota, pra 3/5 e numrit që i duhej për t’u shpallur fituese, por një u cilësua si e pavlefshme pasi kishte dy shenja. Automatikisht anëtar i Gjykatës Kushtetuese u zgjodh Asim Vokshi pasi ishte renditur i pari në vlerësimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Llagami kërkoi edhe pezullimin e emërimit të Vokshit si anëtar i Kushtetueses, por kjo kërkesë iu rrëzua. Pas polemikave të shkaktuara nga Llagami, Gjykata e Lartë reagoi duke thënë se procesi i votimit ishte zhvilluar sipas rregullave të përcaktuara. Ajo citonte nenin 12 pika 6...