Mund t’i japë fund mbylljes së qeverisë brenda disa ditësh, Senati amerikan miraton projektligjin për financim

Mund t’i japë fund mbylljes së qeverisë brenda disa ditësh, Senati amerikan miraton projektligjin për financim

Pas një dite të gjatë debatesh në Capitol Hill, Senati amerikan miratoi një masë për rihapjen e qeverisë federale, duke i dhënë fund një mbylljeje 41-ditore që preku miliona punonjës. Republikanët arritën të sigurojnë 60 votat e nevojshme, duke kaluar pragun për miratim dhe duke hapur rrugën që projektligji të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve. Seanca nisi në orën 11:00 me kohën lokale dhe përfundoi pas rreth 10 orësh diskutimesh të gjata. Në momentin e shpalljes së rezultatit, në sallën pothuajse të zbrazët u dëgjuan brohoritje dhe duartrokitje nga senatorët që kishin qëndruar deri në fund. Senatorja republikane Susan Collins, e cila luajti një rol kyç në arritjen e kompromisit, deklaroi se “qeveria do të rihapet dhe punonjësit federalë do të marrin kompensimin që e...