Udhëhoqi rebelët për të rrëzuar regjimin e al-Assad, presidenti i ri sirian pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Trump/ Takimi i parë i dy vendeve pas 25 vitesh

Udhëhoqi rebelët për të rrëzuar regjimin e al-Assad, presidenti i ri sirian pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Trump/ Takimi i parë i dy vendeve pas 25 vitesh

Presidenti amerikan Donald Trump priti të hënën në Shtëpinë e Bardhë presidentin sirian Ahmad al-Sharaa, duke e mirëpritur zyrtarisht shtetin që dikur ishte i përjashtuar nga diplomacia ndërkombëtare, në një koalicion global të udhëhequr nga SHBA për të luftuar grupin Shteti Islamik (ISIS). Al-Sharaa mbërriti në mëngjes dhe zhvilloi takimin e tij me presidentin Trump në Zyrën Ovale. Kreu sirian hyri në ndërtesë përmes West Executive Avenue, ngjitur me Shtëpinë e Bardhë, rrugë hyrëse që rrallë përdoret për vizita të nivelit të lartë. Pas rreth dy orësh, ai u largua nga ndërtesa, duke përshëndetur një grup mbështetësish të mbledhur jashtë, përpara se të hipte në autokolonën zyrtare. Kjo vizitë shënoi herën e parë që një president sirian viziton Shtëpinë e Bardhë që nga pavarësia e...