Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, dëshmon diplomati Hill: Thaçi s’jepte përshtypjen e një udhëheqësi ushtarak
Christopher Hill HAGË- Ish-emisari i SHBA-ve në Kosovë, Christopher Hill, ka nisur dëshminë e tij këtë të hënë në gjyqin ndaj ish krerëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale të Hagës. Hill u pyet rreth takimit me Hashim Thaçin në Dayton, Kosovën e shumë tema të tjera që lidhen në thelb me këto. Gjatë dëshmisë së tij, Hill foli për takimin e parë me Hashim Thaçin në vitin 1998, duke e përshkruar si një person që fliste me qetësi dhe maturi. I pyetur nëse kishte përshtypjen se Thaçi ishte person që kontrollonte UÇK-në, Hill theksoi se nuk kishte asnjë bazë për ta menduar këtë. “Ai ishte në mesin e tre personave që erdhën, të cilët i takova. Por nuk mu krijua përshtypja se ai...