Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Koçiu: 2736 m² ndërtime pa leje të prishura në Farkë, 18 të proceduar e mbi 1 milion euro gjoba
Prej një jave ka nisur operacioni i inspektimit, evidentimit dhe prishjes së objekteve pa leje në Farkë. Në vijim të operacionit kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për ata që ndërtojnë pa leje apo për qëllime fitimi, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu bëri sot një bilanc të operacionit të përqendruar në zonën e Farkës prej datës 3 nëntor. Koçiu tha se “në çdo kantier ku konstatohen shkelje, mesazhi është i qartë: Askush nuk është mbi ligjin, as pronarët e vilave, pallateve apo komplekseve, as zaptuesit e zakonshëm, as inspektorët apo funksionarët që kanë përdorur detyrën për të abuzuar apo neglizhuar”. Ministrja Koçiu tha se nga operacioni në zonën e Farkës janë inspektuar deri tani 68 objekte, janë prishur 2736 m² objekte si...