Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Redaktuan gabim fjalimin e tij, Trump nuk pranon faljen e BBC: Do t’i padis
Presidenti amerikan Donald Trump nuk ka pranuar kërkesën për falje nga BBC pas skandalit në redaktimin e fjalimit të tij dhe ka paralajmëruar një padi ndaj rrjetit britanik. Nga ana tjetër, televizioni publik britanik njoftoi se ka marrë letrën nga ekipi ligjor i Trump dhe se do të përgjigjet “në kohën e duhur”. Skandali u zbulua pas një hetimi të gazetës The Telegraph, e cila raportoi se BBC kishte ndryshuar përmbajtjen e një videoje nga fjalimi i Trump-it. Në dokumentarin që trajtonte rolin e Trump në ngjarjet e 6 janarit dhe sulmin ndaj Kapitolit, BBC akuzohet se ka bashkuar dy pjesë të ndryshme të fjalimit të tij nga janari 2021. Në versionin e transmetuar, Trump dëgjohej t’u thoshte mbështetësve se “do të shkojmë në Kapitol...