Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Përplasja e bandave rivale në një burg në Ekuador, 31 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
Të paktën 31 të burgosur janë gjetur të vdekur në një burg në Ekuadorin jugor, përfshirë 27 të cilët ishin varur. Shumë të burgosur u vranë dhe mbi dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve midis anëtarëve të bandave rivale në burgun El Oro, në qytetin Machala të Ekuadorit. Sipas shërbimit të burgjeve të vendit, rojet e sigurisë që ndërhynë pas shpërthimit të dhunës gjetën disa të burgosur të varur në katin e tretë të ndërtesës. Burgjet e mbipopulluara të Ekuadorit janë kthyer prej vitesh në skena trazirash të përgjakshme mes bandave kriminale, ku kanë humbur jetën qindra të dënuar. Autoritetet thanë se përleshjet e fundit u shkaktuan nga planet për të zhvendosur disa të burgosur në një institucion të ri të sigurisë së lartë....