Greqi/ U gjet i lidhur dhe i djegur në makinë, gjendet plumb në trupin që dyshohet se i përket shqiptarit

Greqi/ U gjet i lidhur dhe i djegur në makinë, gjendet plumb në trupin që dyshohet se i përket shqiptarit

Mjeku mjeko-ligjor identifikoi një objekt metalik brenda trupit të të ndjerit, i cili u gjet i karbonizuar në Skourta, Viotia të Greqisë. Policia ka marrë një mostër ADN-je nga i afërmi i punëtorit të ndërtimit nga Shqipëria, i cili besohet të jetë i ndjeri, për të përcaktuar nëse është ai. Kujtohet se burri u gjet të premten e kaluar i djegur në një automjet të vjedhur dhe i prangosur. Makina është djegur ndoshta dy deri në tre ditë më parë, por ende nuk dihet se kur ka shpërthyer zjarri. Makina u vu re nga një gjuetar, i cili njoftoi autoritetet. Mjeti ishte vjedhur nga Glifadha e Athinës në maj dhe kishte targa të falsifikuara të një mjeti nga Katerini. Autoritetet po hetojnë mundësinë që ky të...