“Bojkoti s’është opsion”,  Berisha paralajmëron: PD do të përdorë të gjitha mjetet për të zbatuar rregulloren në Kuvend

“Bojkoti s’është opsion”, Berisha paralajmëron: PD do të përdorë të gjitha mjetet për të zbatuar rregulloren në Kuvend

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot para mediave se opozita do të ndërmarrë një aksion për të rikthyer funksionimin normal të Parlamentit, sipas rregullores dhe parimeve demokratike. Berisha theksoi se vendimi për veprimet që do të ndërmerren është i prerë dhe se të gjitha format e domosdoshme do të përdoren për të garantuar rikthimin e Kuvendit në “bazën e rregullores”. “Do të kthejmë Kuvendin në bazën e rregullores. Të gjitha format e domosdoshme për rikthimin e Parlamentit. Nuk ka ndonjë surprizë — shkoni nesër në komisione dhe do ta shihni. Vendimi është i prerë,” – deklaroi Berisha. Ai shtoi se veprimet e opozitës do të synojnë “rikthimin në rrugën e duhur të Parlamentit”, duke e cilësuar institucionin aktual si një strukturë shtypëse. “Sot...