Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Christopher Hill dëshmon në mbrojtje të Thaçit
Rajoni E Hënë, 10 Nëntor 2025 17:18 Christopher Hill, ish-i dërguar i posaçëm i SHBA-së gjatë luftës në Kosovë, dëshmoi sot në mbrojtje të Hashim Thaçit si dëshmitari i katërt i thirrur nga mbrojtja në procesin gjyqësor në Hagë. Hill tha se kontakti i tij i parë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ndodhi në verën e vitit 1998 në Tiranë të Shqipërisë. “Derisa po punoja me stafin tim dhe të tjerë, duhej të gjenim një zyrtar apo grup zyrtarësh të UÇK-së me të cilët mund të flisnim lidhur me UÇK-në. Duhet të shtoj se kam punuar për një kohë në këtë drejtim pa pasur sukses dhe arritëm në përfundim se nuk kishte një udhëheqje të tillë. Pra, këtu bëhej fjalë për një grup njerëzish në...