Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Cërrik/ Lapaj: Ishim të vetmit që garuam zyrtarisht përballë PS
Kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me zgjedhjet e pjesshme të mbajtura një ditë më parë në 5 bashki të vendit. Lapaj shprehet se partia e tij ishte e vetmja që kandidoi përballë Partisë Socialiste. Në zgjedhjet e djeshme, Shqipëria Bëhet kishte kandidat në garë vetëm në bashkinë e Cërrikut. Kandidati, Eligert Hima siguroi vetëm 13,62% ose 1275 vota. Sipas Lapajt, ky ishte një sukses i Lëvizjes Shqipëria Bëhet pasi shton se dyfishuan rezultatin në krahasim me atë të zgjedhjeve të 11 majit. Postimi i plotë: Ne nuk zgjodhëm të fshihemi, ne zgjodhëm të përballemi! Në zgjedhjet e dt. 9 nëntor, e vetmja parti që garoi zyrtarisht përballë pushtetit ishte Lëvizja Shqipëria Bëhet! Në një...