Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Inflacioni i tetorit 2.3%, si po shtrenjtohen gjithnjë e më shumë qiratë
Inflacioni, që mat ndryshimin vjetor të çmimeve të një shporte të caktuar mallrash është ulur lehtë në tetor, në 2.3%, nga 2.4% që ishte në shtator, sipas raportimeve të INSTAT. Megjithatë, jetesa është bërë më e shtrenjtë për të gjithë ata që kanë një shtëpi me qira, pagesat mujore të të cilës sa vijnë e rriten. INSTAT raportoi se rritja vjetore e çmimeve në muajin Tetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,87 pikë përqindje. Krahasuar me muajin Tetor 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,3 %. Sipas një artikulli të mëparshëm të Monitor, Kërkesa e shtuar për strehim nga familjet që kanë shtyrë blerjen e një apartamenti,...