Përmbytjet e frikshme në 2024-ën, më shumë se 300 viktima në të gjithë Europën/ Çfarë tregoi raporti i fundit

Përmbytjet e frikshme në 2024-ën, më shumë se 300 viktima në të gjithë Europën/ Çfarë tregoi raporti i fundit

Mbi 400 mijë njerëz u prekën nga përmbytjet dhe stuhitë që goditën Europën gjatë vitit 2024, sipas një raporti të publikuar të martën nga Shërbimi i BE-së për Ndryshimet Klimatike Copernicus dhe Organizata Botërore Meteorologjike (WMO). Ky vit rezultoi të ishte më i nxehti në historinë e kontinentit, me pasoja shkatërruese për mjedisin dhe jetën e qytetarëve. Pamje dramatike të rrugëve të përmbytura, makinave të mbuluara nga uji dhe urave të rrënuara u regjistruan në shumë vende të Europës. Sipas raportit, përmbytje të mëdha u shënuan në 30% të rrjetit të lumenjve evropianë, ndërsa 12% e tyre kaluan nivelin “e rëndë” të përmbytjeve, shkruan Guardian. Dy nga ngjarjet më të rënda ndodhën në Europën Qendrore në shtator dhe në Spanjën Lindore në tetor, ku humbën...