Fituan 7 komuna, Albin Kurti: Nuk na ndali bashkimi i të gjithë kundërshtarëve

Fituan 7 komuna, Albin Kurti: Nuk na ndali bashkimi i të gjithë kundërshtarëve

albin kurti TIRANË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale të mbajtura të dielën e datës 9 nëntor, duke falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje për angazhimin e tyre. Në një postim në rrjetet sociale, Kurti u shpreh se pas këtyre zgjedhjeve, Vetëvendosje do të qeverisë në shtatë komuna, më shumë se në çdo periudhë tjetër më parë, duke theksuar se ky është rezultat i punës dhe besimit të qytetarëve. “Ju falemnderit për pjesëmarrje në balotazhin e djeshëm të gjithë juve që e ushtruat të drejtën e votës. Treguat vullnet dhe pjekuri, i kontribuat demokracisë në Kosovë dhe orientimit të politikave publike në komunat tuaja. Mbajeni përgjegjës tani secilin kryetar për...