Projekti “OSHEE Charge” zëvendëskryeministrja Balluku zbulon ku ndërtohet pika e parë dhe çmimet për bizneset

Projekti “OSHEE Charge” zëvendëskryeministrja Balluku zbulon ku ndërtohet pika e parë dhe çmimet për bizneset

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi sot projektin “OSHEE Charge”, një shërbim i ri i karikimit të mjeteve elektrike, për të shkuar drejt energjisë së pastër dhe transportit të qëndrueshëm Balluku tha se pika e parë do të ndërtohet pranë TEG-ut në drejtim të Farkës, ndërsa cmimi i energjisë do të ndryshojë vetëm për bizneset, jo për ata që karikojnë mjetet e tyre pranë banesave. “Ndërkohë do të ndaloja te produkti i ri, duke ndjekur filozofinë e inovacionit, frymën e qeverisë, sot jemi këtu për të lancuar një produkt të ri. OSHEE Charge, është një hap i domosdoshëm. Rrjeti aktual i pikave të karimit është ende i kufizuar në tiranë, duke lënë boshllëqe të mëdha sidomos në zonat turistike. Kuadri ligjor...