Rama dhe Balluku prezantojnë së bashku “OSHEE Charge”: Brenda vitit të ardhshëm do të hyjmë në epokën e matësve inteligjentë

Rama dhe Balluku prezantojnë së bashku “OSHEE Charge”: Brenda vitit të ardhshëm do të hyjmë në epokën e matësve inteligjentë

edi rama dhe belinda balluku TIRANË- Kryeministri Edi Rama, dhe ministrja e infrastrukturës dhe energjitikës Belinda Balluku, janë shfaqur së bashku gjatë prezantimit të projektit “OSHEE Charge”, një shërbim i ri i karikimit të mjeteve elektrike. Rama tha se brenda vitit të ardhshëm Shqipëria do të hyjë në epokën e matësve inteligjentë. Sipas Ramës, instalimi i matësve inteligjentë do të ulë ndjeshëm nivelin e humbjeve teknike në rrjet, si dhe do të rrisë cilësisht faturimin e çdo konsumatori. “Në radhë të parë dëshiroj t’iu përcjell një përgëzim atyre që kanë punuar me këtë inovacion dhe që do t’i japin jetë një qasjeje të re, në aspektin e shërbimit publik sa i përket OSHEE-së, e cila do ta shtrijë këtë kapacitet edhe në karikimin e mjeteve elektrike. Ky...