Altin Bojni i PS zgjidhet kryetar i Bashkisë së Matit, fiton me diferencë të madhe votash ndaj dy kandidatëve të tjerë

Altin Bojni i PS zgjidhet kryetar i Bashkisë së Matit, fiton me diferencë të madhe votash ndaj dy kandidatëve të tjerë

Altin Bojni i Partisë Socialiste është kryetari i ri i bashkisë së Matit. Nga numërimi i 47 qendrave të votimit, Altin Bojni ka marrë 7425 vota, që përfaqësojnë 66.54 % të totalit. Pas tij renditet Eduart Shaqir Brahilika, kandidat i propozuar nga zgjedhësit, me 3184 vota (28.54%), ndërsa Suzana Tahir Pasha ka marrë 549 vota (4.92%). Diferenca e votave:Altin Bojni kryeson me mbi 4000 vota më shumë se Eduart Brahilika dhe 6700 vota më shumë se Suzana Pasha, duke e vendosur Partinë Socialiste në një pozicion të fortë për të siguruar një tjetër fitore të thellë në zgjedhjet e pjesshme vendore. Rezultati aktual tregon një mbështetje të gjerë për kandidatin socialist në Mat, ndërsa pritet përfundimi i numërimit të plotë për konfirmimin zyrtar të fitores.