Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Moti i keq, rënie gurësh dhe rrëshqitje dherash në disa Skërficë, Tepelenë dhe Nivicë
Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar problematika në disa akse, kryesisht në jug të vendit. ARRSH thotë se për pasojë ka patur rënie gurësh dhe rëshqitje dherash në disa akse, duke i bërë apel shoferëve për kujdes. Disa prej akseve rrugore ku janë raportuar problematika janë në Skërficë, Tepelenë dhe Nivicë. NJOFTIMI I ARRSH: Apel për drejtuesit e mjeteve Në qarkun e Gjirokastrës kanë filluar reshje shiu me intensitet të lartë, ku është raportuar edhe rënie gurësh, në disa akse rrugore si: Skërficë, Tepelenë dhe Nivicë. Kompanitë e mirëmbajtjes janë në terren dhe po punojnë për të garantuar që qarkullimi të vijojë normalisht. Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve: Ulni shpejtësinë Mbani distancën e sigurisë...