Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Pjesëmarrja në 5 bashki 18.4%, a quhet i suksesshëm procesi zgjedhor? Celibashi: Nga ana e KQZ, ka qenë i administruar profesionalisht
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në komunikim me mediat pas mbylljes së procesit të votimit, ka bërë me dije rezultatin e pjesëmarrjes së qytetarëve në votime në këto 5 bashki. I pyetur nëse mund ta quante të suksesshëm procesin zgjedhor, Celibashi u shpreh se nga ana e KQZ zgjedhjet janë administruar në mënyrë profesionale. “Suksesi matet me mënyrë profesionale që organizohen zgjedhjet. Mendojë që zgjedhjet u përgatitën shumë mirë nga ana e KQZ dhe profesionalisht janë të organizuara shumë mirë, të krahasuara më standardet ndërkombëtare”, tha Celibashi. Ndërsa pë shkaqet që i kanë çuar qytetarët të mos votojnë masivisht, Celibashi nuk kishte një përgjigje. “Nuk di ta them por edhe nuk jam në pozita për ta komentuar. Ka pikë-vështrime të ndryshe. Secili ka lirinë e vetë për...